Ballina Lajme Bota/Rajoni Parashikimi tronditës në SHBA: Deri në gusht mund të vdesin 82 mijë...

Parashikimi tronditës në SHBA: Deri në gusht mund të vdesin 82 mijë persona

66
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në Amerikë shënohen më shumë se 3 mijë të vdekur nga koronavirusi dhe numrat e atyre që humbin jetën do vazhdojnë të rriten.

Sipas një parashikimi i cituar nga Shtëpia e Bardhë pritet që deri në gusht të humbin jetën 82 mijë persona, pavarësisht masave për distancimin social.

----

Sipas këtij parashikimi më shumë se 2 mijë persona mund të vdesin në ditë në mes të prillit, kur virusi parashikohet të godasë edhe më fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës

574 vdekje janë raportuar në të gjithë Amerikën gjatë të hënës dhe më shumë se 160 mijë janë të infektuar, raporton CNN.

Presidenti Donald Trump tha se beson se 30 ditët e ardhshme janë të rëndësishme dhe nënvizoi rëndësinë e distancimit social për cdo amerikan. “Secili ka rolin e  tij për të fituar këtë luftë”

Gati 80 % e popullsisë e SHBA-së është nën urdhrin për të qëndruar në shtëpi.

Modeli i cili përditësohet rregullisht parashikon se pas 15 prillit do të duhen 224 mijë shtretër në spitale më shumë se 61 mijë shtretër që janë aktualisht . Pikërisht në mes të prillit pritet që të jetë dhe piku I shpërthimit të koronavirusit.

Priten deri në 200 mijë vdekje

Shtetet e Bashkuara janë prej disa ditësh vendi me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me Corona. Këshilltari i Presidentit Donald Trump në luftën kundër virusit të Coronas, Anthony Fauci, pret një shifër të përgjithshme deri në 200.000 vdekje nga pandemia në Shtetet e Bashkuara.

Mjekja e grupit të punës për Coronavirus në Shtëpinë e Bardhë, Deborah Birx tha se parashikimet përfshijnë gjithashtu masa të kufizimit të pasojave, që bazohen në shifra nga 80.000 deri në 160.000 vdekje në SHBA, në parim nuk përjashtohen as 200.000 vdekje. “Në këtë model edhe më tej supozohet se ne do të vazhdojmë të bëjmë saktësisht atë që po bëjmë tani.” “Ne shpresojmë se këto modele nuk janë plotësisht të sakta. Që ne të mund të bëjmë më shumë sesa thonë këto parashikime.”

----- ----