Ballina Lajme nacionale Parashikimi i motit për vikend në Kosovë

Parashikimi i motit për vikend në Kosovë

12
SHPËRNDAJE

Mot i ndryshushëm në vikend.

Në fundjavë pritet mot i freskët dhe me reshje lokale shiu ditën e shtunë. Java e ardhshme sjell një valë të të nxehtit afrikan, parashikon “Prishtina Weather”.

“Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, e nga java e ardhshme do të shënojnë rënie të theksuar mbi vlera mesatare”, thekson ky shërbim i meteorologjisë.

“Minimalet do të zbresin nga 18C deri në 12C, e maksimalet do të zbresin deri në 25C në fundjavë, e javën e ardhshme do të shënojnë rritje deri në33C”, parashikon “Prishtina Weather”.

“Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 4-12m/s. Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë ngritje”.

Parashikimi për ditët 2-7 gusht:

2.08.2019 – Një front i ftohtë me masa më të freskëta ajrore nga verilindja e kontinentit do të kalojë nesër mbi rajonin tonë. Si rrjedhojë gjatë ditës së shtunë priten zhvillime të shtrëngatave me shi, e në aspektin termik temperaturat do të pësojnë një rënie përreth vlerave mesatare.
Gjatë javës në vijim nga dita e martë, një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet mbi rajon që do të favorizojë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.

3.08 – Vransira të ndryshueshme dhe jo shumë ngrohtë. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

4.08 – Kryesisht me diell. Pasdite me vransira lokale, me mundësi për riga lokale shiu.

5.08 – Kryesisht me diell.

6.08-7.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.

-----