

Haki Abazi: Isa president, Kurti kryeministër.
Njëri ndër personat e fundit që i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka folur sot për zhvillimet e fundit në vend.
Ai nëpërmes një shkrimi në Facebook ka thënë se i pari i LDK’së, Isa Mustafa do të jetë president i vendit, ndërsa kreu i ekzekutivit do të jetë Albin Kurti.
Ndërsa për kandidaten e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, ai thotë se për të duhet të ndahet pozita e kryeparlamentares së Kuvendit, si dhe pozita e kryetares së LDK’së.