Ballina Lajme Bota/Rajoni ‘Parandaloni vdekjen e të dashurve’, presidenti gjerman: Ja sa mund të zgjasë...

‘Parandaloni vdekjen e të dashurve’, presidenti gjerman: Ja sa mund të zgjasë kriza

585
SHPËRNDAJE

Pas kancelares Merkel, presidenti Steinmeier sërish u drejtohet gjermanëve të tronditur prej krizës së koronavirusit. Frank-Walter Steinmeier u përpoq t`i përgatiste shpirtërisht gjermanët që të presin disa javë të vështira për shkak të situatës së krijuar.

Mbani distancë . Kjo krizë mund të zgjasë”, tha  Steinmeier në mesazhin e dytë të tij video drejtuar qytetarëve brenda dhjetë ditëve. Takimet e zakonshme dhe vizitat ndërkohë nuk janë të mundshme.

Të heqësh dorë prej kësaj, është e vështirë për secilin, edhe për mua.Megjithatë vetëm heqja dorë prej kontaktit mund të parandalojë, humbjen përgjithmonë të njerëzve më të dashurve tanë”, theksoi kreu i shtetit gjerman.  “Shumica dërrmuese në vendin tonë e ka kuptuar dhe po vepron si duhet. Për këtë ju falenderoj.

“Solidariteti është “me rëndësi ekzistenciale”, theksoi ai. Shumë gjermanë ndërkohë po kontribuojnë  vullnetarisht duke u bërë pazarin fqinjëve të moshuar ose duke cuar trasta me ushqime  të pastrehëve. “Të gjithë këta janë heronj në krizën e koronavirusit”, tha  Steinmeier.

Virusi nuk ka nënshtetësi dhe vuajtja nuk ndalet prej kufijve. Por ne duhet ta minimizojmë atë sa të jetë e mundur“, u shpreh ai duke iu referuar ndër të tjera bashkëpunimit ndërkufitar në kërkim të një vaksine dhe terapive kundër Covid 19.