Ballina Lajme Bota/Rajoni Paralajmërimi: Mbështetësit e Donald Trump-it mund të hedhin në erë Kongresin

Paralajmërimi: Mbështetësit e Donald Trump-it mund të hedhin në erë Kongresin

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mbështetësit e Donald Trumpit mund të hedhin në erë Kongresin amerikan, ditën kur presidenti Joe Biden të zhvillojë fjalimin e zakonshëm të çdo fillim viti për gjendjen e vendit njohur ndryshe si “State of the Union”.

Drejtorja e komisariatit të posaçëm të policisë për sigurinë e Kongresit e bëri paralajmërimin përpara përfaqësuesve të nën/komisionit për ndarjen e buxhetit në Dhomën e Ulët, ku kërkoi që për këtë arsye rrethimi i sigurisë përreth ndërtesës të mos hiqet:

“Ne dimë që pjesëtarë të grupeve militante që morën pjesë në sulmin e 6 Janarit, kanë shprehur dëshirën për të hedhur në erë Kapitolin dhe të vrasin sa më shumë deputetë të munden, në ditën e fjalimit për gjendjen e vendit, data e të cilit nuk është bërë e ditur”.

Më 6 janar, mbështetësit e Donald Trump sulmuan Kongresin për të penguar certifikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit.

Policia u gjend e papërgatitur përballë sulmit ku u vranë 5 persona, e ku dyshohet se kishte edhe protestues të armatosur. Demokratët akuzuan Trumpin si nxitës, por më 13 shkurt, Senati në rolin e trupës gjykuese e shpalli të pafajshëm ish-presidentin.

---- ----
----
-----
-----