Ballina Lajme nacionale Paralajmërimi i Kosovës për reciprocitet, Gjuriç: Vuçiç nuk i lejon kërcënimet e...

Paralajmërimi i Kosovës për reciprocitet, Gjuriç: Vuçiç nuk i lejon kërcënimet e Kurtit

77
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriç ka reaguar pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për rikthim të masës së reciprocitetit

Ish-drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën,  e vlerësoi se paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për rivendosjen e masave reciproke, si një përpjekje për t’iu adresuar Serbisë në gjuhën e ultimatumeve dhe shantazheve.

Ai thotë se kjo është shumë më e rrezikshme se kërcënimet.

Në një prononcim për mediat serbe ai ka deklaruar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe qeveria, të cilat sipas tij janë të vendosura për një dialog konstruktiv, “sigurisht nuk do të lejojnë që Kurti ose ndonjë udhëheqësi tjetër shqiptar të fus gjuhën e kërcënimeve dhe shantazheve në dialog”./abcnews.al

The post Paralajmërimi i Kosovës për reciprocitet, Gjuriç: Vuçiç nuk i lejon kërcënimet e Kurtit appeared first on Abc News.

---- ----
-----