Ballina Lajme nacionale Paralajmërimi i Ahmetit për vendosjen e shtatores së Fadil Vokrrit në Prishtinë

Paralajmërimi i Ahmetit për vendosjen e shtatores së Fadil Vokrrit në Prishtinë

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte u shpreh se nëse “shtatorja e Fadil Vokrrit është e njëjta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin ska, nuk do ta lejojmë vendosjen.”.

----

Ahmeti përmes facebook-ut deklaroi se ndoshta është mirë të lihet puna e shtatoreve.

“Shtatorja e Bill Clinton tashmë është landmark, me bo fotografi për të qeshur. Nashta duhet me e lënë këtë punën e shtatoreve. Na ka mbet ajo e Komandantit Adem Jashari për të cilën jemi dakorduar me familjen Jashari që në Prishtinë duhet të jetë ndryshe. Ndoshta me të fillon etapë e re e shtatoreve, me porosi e jo me karikatura. Urime dita e flamurit!”, shkroi Ahmeti në facebook.

Kujtojmë që, legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri ka vdekur në mëngjesin e 9 qershorit të vitit 2018 pas një sulmi kardiak./21Media

The post Paralajmërimi i Ahmetit për vendosjen e shtatores së Fadil Vokrrit në Prishtinë appeared first on RTV21.

----- ----