Ballina Lajme nacionale Para ushtarëve të FSK, Osmani falenderon dëshmorët: Pavarësia nuk do arrihej pa...

Para ushtarëve të FSK, Osmani falenderon dëshmorët: Pavarësia nuk do arrihej pa rezistencën e Rrugovës dhe pa legjendarin Adem Jashari

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Para ushtarëve të FSK, Osmani falenderon dëshmorët: Pavarësia nuk do arrihej pa rezistencën e Rrugovës dhe pa legjendarin Adem Jashari

Në kuadër të aktiviteteve për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj në manifestimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në fjalën e saj, para ushtarëve të FSK, Osmani tha se shteti i Kosovës u ndërtua nga gjaku i dëshmorëve.

“Ky shtet është bërë nga gjaku i dëshmorëve. Madhështia e popullit tonë është në madhështinë  e secilit prej jush. Të gjithë bashkë jemi gardianë të Republikës së Kosovës. U desh shumë mund dhe heroizëm që sot të jemi këtu. Duhet të luftojmë çdo ditë për të mbrojtur pavarësinë. Duhet të mbrojmë këtë ditë të bekuar nga çdo stuhi me punë dhe dashuri.

Pavarësia e vendit nuk do të arrihej pa rezistencën e Presidentit Rugova, pa djemtë dhe vajzat e Kosovës, pa legjendarin Adem  Jashari. Në përvjetorin e ardhshëm do ta sfidojmë pandeminë. Shpresojmë që në një të ardhme të afërt ushtarët tanë të jenë krah atyre të NATO-s.”, u shpreh Vjosa Osmani.

Para ushtarëve të FSK, Osmani falenderon dëshmorët: Pavarësia nuk do arrihej pa rezistencën e Rrugovës dhe pa legjendarin Adem Jashari
Ornela Celpica

---- ---- ----
-----