Ballina Lajme nacionale Para kuvendit të përgjithshëm, Isa Mustafa mbledh kryetarët e degëve të LDK-së

Para kuvendit të përgjithshëm, Isa Mustafa mbledh kryetarët e degëve të LDK-së

10
SHPËRNDAJE

Isa Mustafa ka mbledhur kryetarët e degëve të partisë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbledhur në takim gjithë kryetarët e degëve të LDK-së.

Në takim sipas njoftimit të kësaj partie u diskutua rreth përmbylljes së procesit zgjedhor brenda LDK-së që do të mbahet më 3 gusht, ku do të zgjidhen kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm.

“Këto organe udhëheqëse do të përgatisin LDK-në, në ndërlidhje të ngushtë me qytetarët e Kosovës, për fitoret e radhës në zgjedhjet lokale dhe qendrore për t’i dhënë vizion dhe orientim temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova”, thuhet në njoftimin e LDK’së drejtuar mediave.

-----