Ballina Lajme nacionale Para katër vitesh humbi vajzën, nëna e Donjetës sonte vjen me rrëfimin...

Para katër vitesh humbi vajzën, nëna e Donjetës sonte vjen me rrëfimin e dhimbshëm

56
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Rasti i Donjeta Pajazitajt ishte rasti i cili tronditi tërë vendin.

Edhe katër vite pas privimit të Donjeta Pajazitit, ende nuk është dhënë verdikti përfundimtar i drejtësisë.

Në fshatin e saj të lindjes, Strellc, është protestuar pikërisht kundër kthimit në rigjykim të rastit të rastit së saj.

Familjarët thonë se janë lodh duke pritur drejtësi.

Janë bërë 4 vite prej kur Donjta Pajaziti u gjet e pa jetë në malet e Strellcit të ulët të Deçanit.

Por, edhe ky 20 dhjetor gjeti familjen e saj me dhimbje pasi që gjykata supreme ne Prishtine ka kërkuar prape rigjykim pas dënimit me dënim të përjetshëm ndaj të akuzuarit.

Ndaj këtij vendimi protestuan edhe banorët e këtij fshati.

Nëna e Donjetës, Luminje Pajazitaj shprehet se janë të lodhur duke kërkuar drejtësi.

“Ne si familje e Donjetës jemi të lodhur psiçikisht. Jemi të maltretuar prej katër vitesh nëpër gjyqe”, deklaroi Lumnije Pajazitaj.

Ndërsa, vëllai Shkëlqim Pajazitaj thotë se nuk mund të kuptojnë vendimet për rigjykim.

“Avokati i të akuzuarit ka bërë ankesë në gjykatat tjera duke anashkaluar atë të Pejës. Nuk e di pse drejtësi të merr kësi lloj vendimesh. Pse të kalohet në gjykata tjera kur është Gjykata e Pejës”, deklaroi Shkëlqim Pajazitaj.

I pranishëm në këto homazhe dhe protesta ishte edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Katër vite më parë ka ndodhur një rast makabër. Është hera e katërt që ne jemi këtu bashkë me familjen e Donjetës. Ne u lutëm për shpirtin e Donjetës”, deklaroi Bashkim Ramosaj.

Donjeta Pajazitaj ishte zhdukur me 9 dhjetor te vitit 2015 ne kohen kur kishte dal nga shtëpia për te shkuar ne pune, ndërsa trupi i saj ishte gjetur pas 8 ditëve me 17 dhjetor pa shenja jete nga kushëriri i saj i afërt.

---- ----
----
-----
-----