Ballina Sport Panuçi: Kumbulla bëhet i madh nëse vazhdon kështu, e kam thirrur në...

Panuçi: Kumbulla bëhet i madh nëse vazhdon kështu, e kam thirrur në kombëtare që kur ishte 17 vjeç

9
SHPËRNDAJE

Marash Kumbulla vazhdon të jetë një sensacion. Mbrojtësi i kombëtares sonë ndaj Kazakistanit me shumë mundësi do luajë për herë të parë nga fillimi, teksa ditën e djeshme ai ka dhënë një intervistë për mediet tona në lidhje me të ardhmen e tij në kombetare.

Talenti tregoi edhe njëherë pjekurinë e tij dhe konferenca për shtyp i kaloi kufijtë tanë, duke u publikuar edhe në Itali. Në lidhje me Kumbullen ka folur ish-futbollisti i njohur italian dhe ish-trajneri i kombëtares sonë, Kristian Panuçi.

Ky i fundit tregon se Kumbullën e ka thirrur në kombëtare para se ai të luante titullar me ekipin e parë të Veronës në Serie B.

“E thirra në kombëtare kur nuk i kishte mbushur 18 vjeç, pastaj më thirri drejtori sportiv i Verona, D’Amiko, për të më thënë se ishte i dëmtuar. Kështu ai qëndroi në shtëpi.

Debutimin e bëri pak kohë më vonë, me trajnerin Reja. Ai është një mbrojtës modern, mudd të luajë në një mbrojtje me tre ose me katër.

Me Juric është përmirësuar. Ka fizik të mirë, luan edhe me me këmbë dhe nëse vazhdon të rritet atëherë do të bëhet një lojtar i rëndësishëm.

Vendosa ta telefonoja atë kur nuk ishte ende titullar në Serie B, sepse i kisha hedhur një sy cilësive të tij dhe nuk kisha shumë mbrojtës.

-----