
Parlamenti i Hong Kongut u përfshi nga kaosi ditën e sotme, për shkak të përleshjeve midis ligjvënësve kundërshtarë të cilët i hodhën njëri-tjetrit pankarta dhe u përplasën për të marrë kontrollin e një komisioni, që deri më tani nuk e ka zgjedhur një kryetar.
Përplasjet nisën pasi mbaroi një mbledhje dhe ligjvënësit u turrën të zinin karrigen bosh, rreth 1 orë më para se sa komisioni të niste punë. Kryetari i komisionit në detyrë, shkoi i pari në vendin bosh dhe u rrethua nga rojet e sigurisë.
Për një orë, ligjvënësit pro Pekinit dhe ata por demokracisë u përplasën.
Një ligjvënës dhe aktivist, Eddie Chu Hoi-dick, u përpoq që me forcë të shkonte te kryetari në fuqi dhe te mbështetësit pro-Pekinit,por u nxor me forcë nga rojet e sigurisë.
It’s getting physical inside the chamber. @ray_slowbeat was dragged down on the floor by Kwok Wai Kweung while @ClaudiaMCMo almost hit by a placard. #HongKongProtests pic.twitter.com/Lc4JETe63S
— Jessie Pang (@JessiePang0125) May 8, 2020
Një deputete u gjuajt në kokë nga një pankartë dhe u dëbua.
Puna e këtij komisioni ka rëndësi të madhe, pasi nëpërmjet tij kalojnë dy ligje që kanë sjellë debat në Hong Kong.
I pari është ai për ta kthyer në vepër penale mosrespektimin himnit kombëtar, ndërsa tjetri është Neni 23 i sigurisë kombëtare, që solli protesta masive në 2003, të cilin Pekini ka kërkuar që të ripërfshihet sërish.
The pro democracy lawmakers keep trying to get closer to the chairman seat despite the failure, including @tedhuichifung and @ChuHoiDick. Meanwhile, many are chanting “Step down Starry Lee!” #HongKongProtests pic.twitter.com/WzXtuVoiaF
— Jessie Pang (@JessiePang0125) May 8, 2020