Ballina Lajme nacionale Panik në Korçë/ Djeg shtëpinë e tij dhe të komshiut duke pastruar...

Panik në Korçë/ Djeg shtëpinë e tij dhe të komshiut duke pastruar oxhakun (Video)

10
SHPËRNDAJE

Dy banesa janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 12 në qytetin e Korçës. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke bërë që njëra nga banesat të digjet plotësisht, ndërsa tjetra që ishte ngjitur me të ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Dyshohet se ata po pastronin oxhakun duke e djegur, çka më pas ka sjellë më pas edhe pasojat e rënda.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

-----