Ballina Lajme Bota/Rajoni Pandemia në Itali, shifrat mbeten të qëndrueshme, por për festat 10 ditë...

Pandemia në Itali, shifrat mbeten të qëndrueshme, por për festat 10 ditë mbyllje totale

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shifrat e pandemisë italiane mbeten të larta por të qëndrueshme, më pak diferenca nga 24 orët e fundit. Sot autoritetet deklaruan 17992 të infektuar të rinj, dhe 674 viktima, ndërkohë që dje flitej për 683 të tillë.  Rreth 10% i 179800 tamponëve të bërë ditën e sotme ka rezultuar pozitiv.

Sërish Veneto mbetet rajoni dukshëm më i goditur në ditët e fundit, me 4211 të infektuar, më tej vijnë Lombardia (2744) dhe Emilja Romanja (1745).

Ndërkohë, pas shumë debatesh, duket se brenda qeverisë është miratuar linja e rreptësisë për sa i përket masave për fundvitin. Italia do të përjetojë një karantinë totale për 10 ditë, dhe 4 të mbylljeve të pjesshme.

Kufizime do te ketë edhe në numrin e personave që mund të ftohen në shtëpi për festat, jo më shumë se 2 të rritur, ndërkohë që nuk do të ketë kufizim për fëmijët nën 14 vjeç.

---- ----
----
-----
-----