Ballina Lajme Bota/Rajoni Pamjet shokuese/ Grekët qëllojnë me armë dhe tentojnë të mbysin emigrantët

Pamjet shokuese/ Grekët qëllojnë me armë dhe tentojnë të mbysin emigrantët

86
SHPËRNDAJE

Mediat e huaja kanë publikuar disa pamje shokuese, ku duken rojet bregdetare greke teksa përpiqen të përmbysin varkën me emigrantë.

Këto pamje janë bërë publike nga qeveria turke, e cila pretendon se grekët po provokojnë dhe ngacmojnë refugjatët.

Autoritetet greke thanë se kanë penguar rreth 10000 përpjekje për kalim të paligjshëm të kufirit, qëkur Erdogan bëri publik vendimin e tij “për të hapur dyert drejt Europës”.

Deklarata e Erdoganit më 29 shkurt është parë si përpjekje për t’i bërë presion Bashkimit Evropian, që ta mbështesë një ofensivë të forcave të tij në Siri.

Erdogan përsëriti të hënën se “miliona” emigrantë dhe refugjatë do të nisen së shpejti drejt Europës.

-----