Ballina Showbiz Pamjet që nuk duhen humbur, Jennifer Lopez i mëson Shakirës si të...

Pamjet që nuk duhen humbur, Jennifer Lopez i mëson Shakirës si të bëjë twerk (VIDEO)

73
SHPËRNDAJE

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka publikuar së fundmi disa video nga prapaskenat e performancave të “Super Bowl”.

Ajo së bashku me kolegen, këngëtaren e famshme Shakira, arritën që të elektrizonin skenën ashtu siç vetëm ato dinë.

Performanca e dy vajzave latine ngriti publikun në këmbë dhe asokohe u bë kryefjala e të gjitha mediave.

E tani që kanë kaluar 3 muaj nga ky spektakël fantastik, duket se Lopez është bërë paksa nostalgjike. Ajo ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga prapaskenat dhe provat e performancës ikonike që pati në “Super Bowl”.

“Nuk e besoj dot që kanë kaluar 3 muaj që nga #SuperBowlLIV #HalftimeShow! Shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë, por doja të ndaja disa momente argëtuese nga prapaskenat në provën tonë të parë me kërcimtarët dhe Shakirën”, ka shkruar Jennifer Lopez krahas videove që ka postuar.

 

Jo vetëm që videot që Jennifer Lopez ka ndarë janë shumë interesante, por në videon e pestë mund të shihni sesi ajo mëson Shakirën për të tundur të pasmet.

-----