
Mësohet se dy të plagosurit udhëtonin me makinën e tyre në momentin që janë qëlluar me armë. Abcnews.al ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku u plagosën dy vëllezërit.
Lexo edhe: Dalin emrat, kush janë dy vëllezërit që u plagosën sonte në Shkodër
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve./abcnews.al/
The post Pamjet nga vendi i ngjarjes, dy vëllezërit në Shkodër u qëlluan në makinë appeared first on Abc News.