Ballina LifeBizare Pamjet e sarajeve dhe objektet me vlerë/Austriakët botojnë për herë të parë...

Pamjet e sarajeve dhe objektet me vlerë/Austriakët botojnë për herë të parë fotot e shtëpisë së Esad Pashës (FOTO)

28
SHPËRNDAJE

Nga Armand Plaka/ Pamje e ambienteve të dhomës së gjumit të motrave në sarajet e Esad Pashës në Tiranë, në vitin 1917, si dhe e objekteve me vlerë ( prej argjendi) të gjetura pasi ishin vënë nën sekuestro nga forcat austro-hungareze. Referuar skedës origjinale në arkivat austriake.

Esad Pasha, pasi fillimisht i kishte shpallur luftë zyrtarisht në emër të qeverisë së tij Austro-Hungarise dhe forcave të Boshtit, kishte më se një vit që ishte larguar nga Shqipëria dhe tashmë ishte stacionuar në Selanik, duke iu bashkuar aleatëve për të nisur kunderofensiven ushtarake drejtuar nga franko-britaniket. Austro-hungarezët e kishin dënuar me vdekje në mungesë.

-----