Ballina Lajme Bota/Rajoni Pamjet drithëruese nga Britania, dhjetëra arkivolë në parkingun e xhamisë (FOTOT)

Pamjet drithëruese nga Britania, dhjetëra arkivolë në parkingun e xhamisë (FOTOT)

79
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dhjetëra arkivole boshe janë vendosur brenda një morgu të përkohshëm pranë xhamisë në Britaninë e Madhe. Çadra në parkingun e makinave u ngrit në përpjekje për të përballuar numrin e madh të viktimave që mund të shkaktojë koronavirusi.

Si pjesë e planit të ri, autoritetet do të përdorin ndërtesat ekzistuese për të vendosur trupat e pajetë që nuk i mbijetuan dot luftës me sëmundjen.

----

Fotografitë e publikuara nga Mail Online tregojnë arkivolet e vendosura sipër njëra-tjetrës brenda morgut të ndërtuar në parkingun e makinave në Xhaminë Qendrore “Ghamkol Sharif” në Heath Small, Birmingham.

Deri tani, Britania e Madhe ka konfirmuar 16,509 vdekje në total nga koronavirusi. Në imazhe të tjera, personeli i trajnuar dhe i pajisur me veshje mbrojtëse u pa duke hequr qeset plastike nga arkivolet.

----- ----