Ballina Sport Pamje të turpshme, shihni si është shkatërruar stadiumi “Air Albania”

Pamje të turpshme, shihni si është shkatërruar stadiumi “Air Albania”

14
SHPËRNDAJE

FSHF ka dënuar ashpër sjelljet e papranueshme dhe vandale të disa grupeve të tifozëve në ambientet e “Air Albania Stadium” gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana.

Federata thotë se këto akte vandale përbëjnë shkelje ligji dhe ne kërkojmë që personat përgjegjës të përballen me ligjin.

Pas verifikimeve të kryera nga administrata e “Air Albania Stadium”, rezulton se janë dëmtuar 164 ulëse, nga të cilat 145 nga ana e tifozëve të Tiranës dhe 19 nga ana e tifozëve të Kukësit.

FSHF ka tashmë të dokumentuara me video dhe foto personat konkretë që thyejnë ulëset dhe i flakin ato në fushë duke dëmtuar sportdashësit e tjerë si dhe duke rrezikuar edhe jetën e zyrtarëve të ndeshjes si dhe futbollistëve.