Ballina Lajme Bota/Rajoni Pamje të rënda/ Policia vret 8 anëtarë të kartelit të drogës (Foto)

Pamje të rënda/ Policia vret 8 anëtarë të kartelit të drogës (Foto)

78
SHPËRNDAJE

Policia e Meksikës ka vrarë 8 anëtarë të një karteli, duke i zënë në pritë në një autostradë në verilindje të vendit.

Ministria e Sigurisë Publike njoftoi me anë të një deklarate, se anëtarët e kartelit “del Noreste”, të armatosur me armë të kalibrit ushtarak, hapën zjarr ndaj policisë.

4 prej anëtarëve të kartelit vdiqën si pasojë e plagëve me armë zjarri në femrën “Shën Tereza”. Ndërsa 4 të tjerët, u gjetën të vdekur nga policia jo shumë larg nga vendi ku ndodhën të shtënat.