

Një përleshje me thika ka ndodhur mes disa personave në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar.
Policia ka njoftuar se janë duke u bere hetimet per ngjarjen.
“Me datën: 27.06.2020, rreth ores:11:45, Policia ka pranuar informatën për një rrahje në Rr.Rexhep Luci, në Prishtinë. Njësia policore ka dale menjeherë në vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet se janë përerfshirë në rrahje. Një person raportohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë. Njësitet kompetente policore janë duke ndërmarr veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.
Përleshje me thika në Prishtinë, një person lëndohet rëndë
Një përleshje me thika ka ndodhur ndërmjet 7 personave në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online… bit.ly/2BGruaD
Publiée par EkonomiaOnline sur Samedi 27 juin 2020