Ballina Lajme Bota/Rajoni Pamje të rënda/ Lufta pa armë Indi-Kinë, si u vranë me shufra...

Pamje të rënda/ Lufta pa armë Indi-Kinë, si u vranë me shufra hekuri 20 ushtarë (FOTO)

65
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Më shumë detaje të luftimeve brutale midis trupave kineze dhe indiane në kufirin midis dy vendeve në Himalaja kanë dalë në dritë, duke përfshirë mënyrën se si disa vdiqën për mungesë ndihme në një shteg malor me temperatura të ulëta, ndërsa ndaj tyre ishin ngulur shufra hekuri.

Luftimet pa armë që vranë deri në 20 ushtarë indiane dhe u plagosën (dyshohet dhe për të vrarë) të paktën 43 kinezë kanë shokuar botën dhe çuan në frikën e rritjes së tensioneve mes dy vendeve me armë bërthamore.

Por të dy palët sot kërkuan të lehtësojnë tensionet, teksa Pekini tha se  kishte rënë dakord për bisedime për të zgjidhur situatën ndërsa kryeministri i Indisë, Narendra Modi u shfaq me një ton konfrontues.

Ai tha në një fjalim televiziv: ‘Nuk duhet të ketë dyshim se India dëshiron paqe, por nëse provokohet, India do të sigurojë një përgjigje të përshtatshme.’

Asnjë nga palët nuk përdori armë zjarri në përleshje sepse sipas një marrëveshje paqeje të dy palët kanë rënë dakord të mos mbajnë armë brenda 2 km nga kufiri i diskutueshëm. Shihni fotot:

 

---- ----
----
-----
-----