Ballina Lajme Bota/Rajoni Pamje të rënda/ Kartelet e drogës bëjnë kërdinë, vritet gabimisht edhe një...

Pamje të rënda/ Kartelet e drogës bëjnë kërdinë, vritet gabimisht edhe një 6-vjeçar

13
SHPËRNDAJE

Një 6-vjeçar ishte në mesin e 48 të vrarëve në një valë të re të dhunës së karteleve në qendër të shtetit meksikan të Guanajuato, përgjatë fundjavës.

Fëmija, emri i të cilit nuk u bë publik nga autoritetet, po hante darkë i ulur në një stendë në trotuar mbrëmjen e së shtunës, kur të paktën 10 persona hapën zjarr duke vrarë edhe nënën e tij shtatzënë, si dhe të atin.

E premtja që lamë pas, deri më tani mund të konsiderohet si dita më vdekjeprurëse për këtë vit, me të paktën 22 vrasje.

Në mesin e viktimave, 9 u vranë nga një grup personash të armatosur të cilën udhëtonin me tre makina.

Ata hapën zjarr në një dyqan në qytetin e Villagran, 2 prej viktimave ishin punonjëse. Policia gjeti 6 të vdekur brenda një restoranti që ndodhej aty pranë, ndërsa 3 persona të tjerë ndodheshin të shtrirë jashtë.

-----