Ballina Lajme Bota/Rajoni Pamje shokuese/ Policia rreh dhe zhvesh emigrantët në kufirin greko-turk (FOTO)

Pamje shokuese/ Policia rreh dhe zhvesh emigrantët në kufirin greko-turk (FOTO)

123
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Forcat kufitare greke janë akuzuar nga refugjatët që kanë hyrë nga Turqia në Greqi, se i kanë rrahur dhe zhveshur, ndërsa i detyruan të qëndrojnë të zhveshur në temperatura të ulëta, në një zonë të pabanuar.

Media shtetërore turke TRT, ka shpërndarë pamjet ku shihen refugjatet vetëm me të mbathura, teksa disa prej tyre kanë edhe shenja dhune në trup.

Disa prej tyre, pretendojnë se janë sulmuar me mjete ushtarake, por nuk kanë saktësuar se në çfarë forme apo cilat janë mjete me të cilat u sulmuan.

Rojat kufitare greke, deri më tani kanë përdorur gaz lotsjellës, granata të vogla që t’i shpërndajnë refugjatët, ndërsa thonë se prej këtyre mjeteve nuk ka pasur ndonjë të lënduar rëndë.

Në anën tjetër, refugjatët e kanë fajësuar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, se me hapjen e kufijve iu ka dhënë shpresë të rreme, se do të arrijnë në Evropë, ndërsa kërkuan që t’ju gjendet një zgjidhje.

---- ----
----
-----
-----