
Tony Ferguson ishte favoriti kryesor për te fituar takimin ndaj amerikanit Justin Gaethje në UFC 249.
Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, por Gaethje i befasoi të gjithë duke e fituar atë pas pesë raundeve.
Gaethje ishte në formë shumë të mirë, teksa e rrahu keq Fergusonin, duke i shkaktuar shenja në fytyrë.
Tani kampioni absolut Khabibi Nurmagomedov do të përballet me Justin Gaethje brenda këtij viti, nëse lehtësohen masat nga Covid-19.
Por ajo që ka shokuar të gjithë është fotografia e postuar e Tony Ferguson nga spitali.
36-vjeçari shihet në prani të të dashurës së tij, por fytyra e tij është tejet e dëmtuar pas rrahjes që pësoi nga Gaethje.