
Danny dhe Leila Abdallah përcollën për në banesën e fundit tre fëmijët e tyre, të cilat humbën jetën tragjikisht pasi u përplasën nga një makinë.
Çifti hynë në kishë me vajzën e vetme që mbijetoi, Leanna, e cila mezi mbante veten nga dhimbja për humbjen e njerëzve të saj të dashur.
Antony 13 vjeç, Angelina 12 vjeçe dhe Sienna Abdallah 9 vjeçe u përplas nga një shofer i dehur më 1 shkurt.
Mes viktimave ishte edhe kushërira e tyre, Veronique Sakr 10 vjeçe. E vetmja që shpëtoi ishte Leanna Abdallah, e cila nuk mbajti dot lotët gjatë ceremonisë mortore.