Ballina LifeBizare Pamje mahnitëse/Brenda vilës 3 shekullore të Velentino, e nxjerrë në shitje për...

Pamje mahnitëse/Brenda vilës 3 shekullore të Velentino, e nxjerrë në shitje për 13 mln dollarë (FOTO)

13
SHPËRNDAJE

Pas 33 vitesh, “Villa la Vagnola”, një shtëpi verimi në Toskanë, e stilistit të famshëm Valentino, ka dalë në shitje.

Stilisti italian kërkon për të plot 13 milionë dollarë. Vila është e vendosur pranë fshatit Cetona, pjesë e provincës së Sienës. E gjithë prona shtrihet në një sipërfaqe prej gati 11 mijë metrash katrorë, me 15 dhoma, kuptohet të dekoruara nga dizajneri i famshëm italian Renzo Mongiardino.

Përveç pishinës dhe lulishtes përrallore, në pronë përfshihet një pistë vrapimi, palestra dhe sauna, një amfiteatër me 200 vende dhe një varr etrusk i shekullit VII.

E ndërtuar në vitin 1750, vila ndodhet shumë pranë qendrës së fshatit, por njëkohësisht është e fshehur nga pemë të mëdha dhe ofron kësisoj privatësinë që pronari i saj meriton.

-----