Ballina Sport Pamje ekskluzive/ Zbulohet kush i theu stolat e ‘Air Albania’, në ndeshjen...

Pamje ekskluzive/ Zbulohet kush i theu stolat e ‘Air Albania’, në ndeshjen Tirana-Kukësi

71
SHPËRNDAJE

“Shtëpia e re” e futbollit në Tiranë i ka dhënë një tjetër peshë Shqipërisë, por edhe sportit më të dashur për shqiptarët.

Por stadiumi “Air Albania”, i çertifikuar nga UEFA si një prej më të mirëve, ka renë disa herë pre e vandalizmave të tifozëve. Episodi i shëmtuar, së fundmi u rregjistrua në ndeshjen Tirana-Kukësi, ku tifozët thyen 152 stola.

Gazeta SHQIP ka siguruar pamjet ekskluzive të huliganëve që shkatërruan stadiumin. Siç mund të shihni në video, përsonat përgjegjës janë filmuar, dhe 4 prej tyre janë ndaluar nga policia. Sipas një bilanci, rezultojnë 152 ulëse të thyera tërësisht, nga të cilat janë 133 nga ana e Tiranës dhe 19 nga Kukësi.

Për thyerjen e stolave në “Air Albania Stadium”, në ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës, Disiplina ka vendosur që të dënojë me gjoba klubet.

Tirana do të duhet të paguajë një shumë prej 500.000 (pesëqind mijë) Lekësh, ndërsa Kukësi dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë

-----