Ballina Lajme nacionale Pamje ekskluzive/ Momenti kur shpëtohen 5 persona tek Kanioni i Holtës

Pamje ekskluzive/ Momenti kur shpëtohen 5 persona tek Kanioni i Holtës

103
SHPËRNDAJE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditën e së dielës, ku një 25-vjeçare humbi jetën nga vërshimi i ujërave në Kanionin e Holtës, në Gramsh.

Desantila Sallaku u rrëmbye nga vërshimi i papritur i ujit në kanionin e Holtës dhe nuk mundi të shpëtonte.

Në fakt ka qenë ndërhyrja e shpejtë dhe efektive e punonjësve zjarrfikës në Gramsh që ka shmangur thellimin e kësaj tragjedie.

25-vjeçarja ka qenë në kanion së bashku me të atin dhe vëllanë, por edhe 105 persona të tjerë, që kishin ardhur në grupe të ndryshme. E ndërsa pjesa më e madhe e turistëve arritën që të dilnin me shpejtësi, 6 prej tyre i mori rrjedha e fuqishme e ujit, mes të cilëve edhe 4 fëmijë, të cilët u shpëtuan.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëses, kanë shpëtuar 6 personat e tjerë, edhe pse e reja nga Lushnja nuk ia doli.

Siç shihet nga fotot dhe videot e siguruara nga gazeta SHQIP, 4 fëmijë, mes tyre një vajze 1 vjeç,  janë shpëtuar për fat të mirë fal ndërhyrjes se zjarrfiksve Gramsh. Siç shihet nga video, vërshimi i ujit ka qenë i jashtëzakonshëm.

Pamje ekskluzive/ Momenti kur shpëtohen 5 persona tek Kanioni i Holtës

Pamje ekskluzive/ Momenti kur shpëtohen 5 persona tek Kanioni i Holtës

Publiée par Gazeta Shqip sur Dimanche 14 juillet 2019

-----