Ballina Lajme Bota/Rajoni Pamje apokaliptike nga Britania, stuhia shkatërron vendin (FOTO)

Pamje apokaliptike nga Britania, stuhia shkatërron vendin (FOTO)

260
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Britania e Madhe u godit sot nga stuhia më e fuqishme e këtyre 7 viteve të fundit. Të gjithë rrugët në vend u përmbytën, ndërsa ekipet e emergjencave ishin në terren për të ndihmuar njerëzit.

“Bomba meteorologjike” shkaktoi kaos në rrugë, hekurudha, transport detar dhe anulim të fluturimeve.

Autoritetet u bënë thirrje njerëzve që të mos udhëtojnë, ndërsa kjo situatë pritet që të zgjasë deri të hënën. Ndërkohë, parashikohet që nesër dhe pasnesër vendit të përfshihet nga temperatura mjaft të ulëta, të cilat do të sjellin ngrica dhe dëborë.

Stuhia “Kiara” parashikohet që të prekë edhe vendin tonë në mesjavë, duke sjellë ndryshim drastik të motit. Sipas sinoptikanëve, largimi i saj do të sjellë edhe ndryshim të motit. Shkurti parashikohet të mbyllet me temperatura të ulëta, mot tipik dimëror, ndërsa pranvera pritet të na sjellë shumë reshje shiu.

---- ----
----
-----
-----