Ballina Lajme nacionale Palmer: SHBA nuk do t’i kërkojë Kosovës gjëra të papërballueshme

Palmer: SHBA nuk do t’i kërkojë Kosovës gjëra të papërballueshme

11
SHPËRNDAJE

Sot, Mattheë Palmer ka vizituar Kosovën.

I dërguari i posaçëm i Trumpit për Ballkanin Përendimor,
para studentëve kosovarë në Prishtinë ka folur për afatet kohore që ka Kosova e Serbia në arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse.

Palmer aty tha se SHBA-ve nuk iu takon të flasin për afate kohore lidhur me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se një çështje e tillë i takon vetëm Kosovës e Serbisë, shkruan lajmi.

“Nuk ju takon SHBA-ve që të përcaktojnë afatin kohor për arritjen e marrëveshjes, por iu takon palëve. Unë i përmenda përfitimet e Kosovës për dialog. Sa i përket kornizës kush negocion, i takon Kosovës që ta përcaktojë. Ne mendojmë që është një ndjenjë e urgjencës, dhe duhet të ketë njëfar ujdie sa më shpejtë”, thotë ai.

Palmer tha se aktualisht Kosova e ka një vëmendje shum të madhe nga SHBA-të, nga ku përmendi angazhimin e tij dhe të ambasadorit Grenell.

“Momentalisht e keni një vëmendje shumë të madhe nga Shtetet e Bashkuara si të caktuar nga Pompeo, e po ashtu e keni edhe ambasadorin Grenell. Ditën tjetër pas arritjes së marrëveshjes, ne përsëri do të jemi këtu, si aleatë dhe përkrahës të marrëveshjes”, tha ai.

Ai u pyet edhe për unitetin e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me çështjen e dialogut, duke pasur parasysh se janë dy të dërguar, ai dhe ambasadori Richard Grenell.

“Përgjigja është se ka unitet të plotë në Shtëpinë e Bardhë lidhur me procesin e dialogut Kosovë- Serbië. Unë dhe Grenell kemi një angazhim të mirë. Unë e kam më të gjatë këtë punë ndërkaq ai kërkon veprim të menjëhershëm. Është mundësi e jashtëzakonshme për t’u riangazhuar për pajtim”, tha Palmer.

Ai rikujtoi faktin që sa më herët që të arrihet marrëveshja mes palëve, atëherë është më mirë për të dy palët.

Siç tha ai, secila ditë e pa marrëveshje është e çuar dëm.

“Sa më herët që është e mundur. Secila ditë që kalon pa zgjidhje është ditë e humbur kot. Zgjidhja kërkon pajtim dhe njohje. Ne kemi një ndjenjë që duam që gjërat të ecin përpara shpejtë”, tha ai.

“Askund nuk i kërkohet të marrë përsipër diçka që s’mundet. S’i kërkohet Kosovës të gëlltis diçka që s’mundet. Kosova i vendos vetë temat”, tha Grenell.

-----