Ballina Lajme nacionale Pallaska tregon kompetencat e qeverisë pas dorëheqjes së Kryeministrit

Pallaska tregon kompetencat e qeverisë pas dorëheqjes së Kryeministrit

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pallaska thotë se Qeveria ka rënë me dorëheqjen e Kryeministrit, tani ka vetëm rol kujdestar.

Avokati Dastid Pallaska ka komentuar mbledhjen e Qeverisë që është thirrë për nesër nga kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj. Sipas tij, kjo mbledhje ka krijuar një debat të panevojshëm, sepse kushtetuta nuk e rregullon statusin e Qeverisë pas dorëheqjes së kryeministrit, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Pallaska ka thënë se edhe në mocion të Qeverisë, apo në dorëheqje të kryeministrit, efekti juridik-kushtetues është i njejtë në të dy rastet. Ajo se çka dallon sipas tij, është mënyra e zgjedhjes së Qeverisë së re.

Në rastin e parë, sipas avokatit Qeveria në rast se bie për shkak të dorëheqjes së kryeministrit, që nuk provokon zgjedhje të parakohshme në mënyrë automatike, ajo mund të zgjedhet nga Kuvendi aktual.

Derisa, në rastin e dytë, pas mocionit, zgjedhja e Qeverisë bëhet nga kuvendi i ri që del nga zgjedhjet e parakoshme, të cilat shkaktohen automatikisht. Roli i Qeverisë sipas tij në këtë kohë është vetëm kujdestar.

“Si pasojë, funksioni i vetëm i Qeverisë së dorëhequr dhe/apo të shkarkuar deri në zgjedhjen e Qeverisë së re mbetet kujdesi formal ndaj institucioneve publike për të parandaluar vakum institucional. Kjo është më se e kuptueshme duke marrë parasysh vonesat që zakonisht shoqërojnë procesin e zgjedhjes së Qeverisë. Për këtë arsye dhe në mungesë të dispozitave eksplicite kushtetuese, kjo çështje duhet të analizohet dhe adresohet ekskluzivisht në rrafshin praktik. Në këtë rrafsh, është më se e qartë se vendi ka nevojë për Qeveri kujdestare, qoftë ajo e dorëhequr apo e shkarkuar, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Thënë këtë, është po aq e qartë se Qeveria kujdestare nuk ka mandat qeverisës dhe – për këtë arsye – gjatë kësaj periudhe kalimtare nuk mund të vazhdoj me zbatimin e planit të vet qeverisës. Rrjedhimisht, mbledhjet e Qeverisë në përbërje të plotë janë të panevojshme”, ka shkruar Pallaska.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thirrë mbledhje të qeverisë për nesër në orën 14:00. Ky veprim i tij hasi në reagime, pasi që u tha se një gjë e tillë binte ndesh me kushtetutën.

---- ----
----
-----
-----