Ballina Lajme nacionale Pal Lekaj merret në pyetje nga Komisioni për monopolin në fushën e...

Pal Lekaj merret në pyetje nga Komisioni për monopolin në fushën e homologimit të veturave

27
SHPËRNDAJE

Monopoli në fushën e homologimit të veturave, ministri Pal Lekaj raporton para komisionit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot raporton në Komisionin për Zhvillim Ekonomik e Infrastrukturë lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje e cila fillon prej orës 13:00, do të raportojë edhe ministri i Ifrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, në lidhje me monopolin në fushën e homologimit të veturave.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 18 dhe 19.6.2019;

Raportim i z.Pal Lekaj, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave;

Të ndryshme.