Ballina Lajme nacionale Pak para nisjes në Hagë, Lekaj përshëndetet me Haradinajn

Pak para nisjes në Hagë, Lekaj përshëndetet me Haradinajn

17
SHPËRNDAJE

Lekaj përshëndetet me Haradinajn: Dalsh faqebardhë, Kosovën e ke prapa.

Kryeministri Ramush Haradinaj sot merr rrugë për në Hagë. Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit pritet të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë më 24 korrik në cilësinë e të dyshuarit.

Ftesa nga Gjykata Speciale ishte arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ministri i Infrastrukturës nëpërmjet një postimi në Facebook deklaroi se Haradinaj është kthyer gjithmonë fitimtar nga Haga.

“Nga ajo rrugë që po merr sot, u ktheve gjithmonë edhe më fitimtar. Kosovën e ke prapa. Dalsh faqebardhë!”, ka shkruar Lekaj.

-----