Ballina Lajme vendore Pajaziti – Me fat Kosovë, do të vie dita edhe në Lugin

Pajaziti – Me fat Kosovë, do të vie dita edhe në Lugin

108
SHPËRNDAJE

Kryetari i APN-së dega në Bujanoc Arbee Pajaziti, lutet për ndryshim edhe në Lugin, duke kërku ndryshim edhe në Preshevë, komun e cila udhëhiqet nga kryetari i APN-së Shqiprim Arifi.

Ndryshime gjthandej, po vie koha edhe për tek ne!

Kosova dje kaloi me sukses edhe një test tjetër të demokracisë.
Qytetarët e këtij shteti treguan kulturën e lartë dhe pjekurinë politike që është një shembull për gjithë rajonin.

U dëshmua fuqishëm se vlerat euroatlantike janë element bazik i qytetarëve të këtij vendi.
Për këtë merita kanë të gjithë, edhe ata që fituan më shumë e edhe ata që patën më pak sukses.
Por, si duket rezultati i këtyre zgjedhjeve nxorri në pah një strukturë të re politike.

Dhe, ky epilog, nuk ka dyshim se ishte një vullnet i qytetarëve për ndryshime.
Nuk diskutohet aspak se promotor i këtyre ndryshimeve ishte rinia kosovare.

Klima e ndryshimit që kaploi Kosovën nuk do të mbetet me kaq. Pas pak muajsh, një uragan i tillë do ta rrëmbejë edhe Bujanocin. Si në Kosovë, edhe tek ne, ku është rinia është edhe ndryshimi.

Me fat Kosovë, do të vie dita edhe në Luginë dhe Bujanoc!

AP