Ballina Sport Pagë “faraonike”, arsyet pse drejtuesit e Partizanit nuk po bien dakord me...

Pagë “faraonike”, arsyet pse drejtuesit e Partizanit nuk po bien dakord me Ferhan Hasani

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ferhan Hasani ende nuk e ka caktuar skuadrën e ardhshme. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut është në mëdyshje për skuadrën e re, pas largimit nga Helsinki.

Disa oferta nga Shqipëria dhe një nga India mbajnë varur 30 vjeçarin e sulmit, që dje ka qenë prezent në Tiranë.

Në një foto të publikuar nga Panorama Sport, Hasani dhe menaxheri i tij shihen në një tavolinë me drejtorin e Partizanit Olsi Rama, por që dhe pas takimit ende nuk ka diçka konkrete nëse sulmuesi do firmosë me “demat e kuq”.

Mediet në Maqedoninë e Veriut bëjnë me dije se Buba kërkon 14 mijë euro në muaj, për të kaluar në kampionatin tonë.

Lojtari, sëbashku me përfaqësuesit e tij ka takuar drejtuesit e Partizanit, teksa ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Sportmedia.mk” tregon se më herët ai u lidh me një kalim te Tirana apo Shkëndija. Ende nuk dihet nëse Partizani do bëjë këtë sforco ekonomike, me Hasanin që kërkon një “pagë faraonike”.

---- ----
----
----- ----
-----