Ballina Lajme nacionale Pacolli takohet me Palmer, ja çka biseduan

Pacolli takohet me Palmer, ja çka biseduan

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Behgjet Pacolli është takuar sot me Mathew Palmer.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar me Matthew Palmer, Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

“Sot, në margiinat e Forumit të Bled-it, pata një takim me të Dërguarin te Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Unë e përgëzova z.Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë më pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Tutje, ai thotë se Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në SHBA, “por edhe ShBA duhet të llogarisë tek ne, si partnerë të përkushtuar dhe të besueshëm”.

---- ----
----
----- ----
-----