Ballina Lajme nacionale Pacolli: Stafi i UNMIK-ut po e shkel ligjin ndërkombëtar, janë për keqardhje

Pacolli: Stafi i UNMIK-ut po e shkel ligjin ndërkombëtar, janë për keqardhje

27
SHPËRNDAJE

Sot është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku është diskutuar për Kosovën. Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli ka deklaruar se takimet e ë këtij Këshilli janë të vjetruara dhe krejtësisht të panevojshme.

Pacolli ka dënuar deklaratat e homologut serb, Ivica Daçiq duke i quajtur falsifikime dhe gënjeshtra, pasi Kosova nuk e ka sulmuar askënd, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, ishte krejtësisht i papranueshëm edhe prezantimi i shefit të misionit të UNMIK-ut, pasi ai nuk shprehu keqardhje për sjelljen e stafit të tij.

Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Takimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën janë të vjetruara dhe krejtësisht të panevojshme dhe vetëm për të bërë të lumtur disa zyrtarë në OKB, kinse ata bëjnë diçka. Teater total!

E dënoj falsifikimin dhe gënjeshtrat e turpshme të Ivica Daçiq të paraqitur sot në takim. Kosova kurrë nuk ka sulmuar askënd, operacionet policore të Kosovës janë për të forcuar sundimin e ligjit dhe rendin. Kosova nuk ka mentalitetin e Beogradit për të sulmuar dikend. Kosova kurrë nuk do të luajë këto lojëra. Ne kemi forcat tona të sigurisë dhe të mbrojtjes që janë multietnike dhe u shërbejnë të gjitha komuniteteve dhe janë nën kontroll të plotë demokratik. Secili duhet të ketë frikë nga mbeturinat e Millosheviçit në strukturat e sigurisë dhe mbrojtjes së shtetit serb. Ata janë rrezik për paqëndrueshmërinë rajonale që disa dekada.

Ishte krejtësisht e papranueshme prezantimi i shefit të misionit të UNMIK-ut. Ai nuk tregoi keqardhje për sjelljen e papranueshme të stafit të tij.

Momentin kur një mision ndërkombëtar përdoret për të krijuar pengesa në sundimin e ligjit dhe rendit dhe ndaj shtetit të Kosovës ata do të marrin gjithmonë përgjigjen e njëjtë. Kosova nuk ndjen keqardhje, ne kemi vepruar si shtet dhe si i tillë do të bëjmë gjithë kohën. Stafi i UNMIK-ut po shkel ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Një zyrtar pengon policinë dhe një tjetër është kapur duke vjedhur. UNMIK duhet të merret vetn dhe jo me Kosovën. Ne e kemi ndalur komunikimin me UNMIK-un dhe për sa kohë që nuk e sqarojnë situatën në nuk do t’i konsiderojmë miqësore ndaj Kosovës. Imazhi i UNMIK-ut është për keqardhje sot.

-----