Ballina Lajme nacionale Pacolli në makinën e Hashim Thaçi, përplasja mes ministrit dhe këshilltarit të...

Pacolli në makinën e Hashim Thaçi, përplasja mes ministrit dhe këshilltarit të presidentit

116
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mungesa e një vendndodhje të Behgjet Pacollit ka shkaktuar një konflikt, i pasuar me deklarata mes palëve. I pari ishte ministri që deklaroi se Thaçi duhet të futet në karantinë, sipas masave anticovid.

Por, Adil Behramaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas konferencës së sotme të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

----

Sveçla ka hedhur dyshime se presidenti Hashim Thaçi mund ta ketë futur mbrëmë deputetin Behgjet Pacollin në Kosovë, teksa ka deklaruar se nëse Thaçi e ka takuar Pacollin, edhe ai do t’i nënshtrohet karantinës ose vetizolimit. Behramaj ka thënë se Sveçla mendon se presidenti i jep llogari atij nga shkon dhe çfarë bën.

“Ushtrues Detyre është dhe mendon që presidenti i jep llogari kah shkon e çfarë bën, po me qenë përnjëmend ministër ky?! Në prerjen dhe heqjen e rrethojave e ka gjetur veten. Në këto tjerat po ma çon mallin e një kadeti të papërvojë policor”, ka shkruar Behramaj në Facebook. Ai shtoi se Sveçla dhe të tjerë, sipas tij, janë fshehur nga drejtësia për 20 vjet.

“Por, kur Sveçla dhe soji i tyre po flasin tash për respektimin e ligjeve, të cilët si cuba politikë me precedentë penalë gati 20 vjet janë fshehur skutave dhe nuk i janë përgjigjur asnjëherë drejtësisë, epilogu këtu nuk ka fare moral politik”.

----- ----