Ballina Lajme nacionale Pacolli këshillon Kurtin: Hiqe pa kushte taksën për mallrat serbe

Pacolli këshillon Kurtin: Hiqe pa kushte taksën për mallrat serbe

58
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, mendon se taksa 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina duhet të hiqet. Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që Kosova ecë përpara.

Pacolli gjykon se kjo duhet të bëhet pa kushte dhe pa afate, ashtu siç ka kërkuar i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Sot bëra thirrje për heqjen e menjëhershme të tarifës për tregti, pa parakushte dhe afate me miratim të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell, si mënyra e vetme që populli i Kosovës të ecë përpara. Qytetarët e Kosovës e duan këtë. Ata duan një aleancë të fortë mes Kosovës e Amerikës. Nuk janë të nevojshme vonesat, vendimi duhet të merret. Është koha për të udhëhequr”, shkroi ai në Twitter.

---- ----
----
-----
-----