Ballina Lajme nacionale Pacolli “izolohet” në Shqipëri, a ndikoi Tirana zyrtare për qeverinë e re...

Pacolli “izolohet” në Shqipëri, a ndikoi Tirana zyrtare për qeverinë e re në Kosovë?

86
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Udhëtimi i beftë i Behgjet Pacollit në Tiranë një ditë më parë shkaktoi një furtunë politike në Prishtinë, pasi menjëherë u ngritën teoritë se Tirana zyrtare mund të ketë gisht në formimin e qeverisë së re.

----

Kryetari i AKR-së tha fillimisht se atij iu ndalua zbritja në Aeroportin e Prishtinës, por më pastaj njoftoi se ka leje për të ardhur në Kosovë. Ish-kryediplomati kosovar u përfshi në një diskutim të gjatë në rrjetin social “Twitter” rreth ardhjes së tij në Kosovë. Më pas Pacolli u lejua të zbresë me avionin e tij në aeroportin e Rinasit në Tiranë.

“Jo,nuk është kthyer në Kosovë. Ai gjendet në Tiranë që nga dita e djeshme”, ka thënë për Kallxo.com, këshilltar i tij, Murseli

Pacolli akuzoi partinë e cila udhëheq ekzekutivin në detyrë se nuk po e lë të hyjë në vend. Ai pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re të cilës do t’i prijë Avdullah Hoti i LDK-së. Këtë e ka konfirmuar dje gjatë ditës vetë Hoti para mediave.

Mediat në Kosovë po flasin për edhe një udhëtim “sekret” të presidentit të Kosovës në Tiranë, që është mbajtur i fshehtë. Kallxo.com aludon se këto vizita në këto kohë pandemie mund të kenë lidhje me tratativat që po bëhen për formimin e qeverisë së Kosovës.

Këto lëvizje kanë shkaktuar edhe reagimin e Vetëvendosjes,e cila kërkon të dijë arsyen e vizitës së Pacollit në Shqipëri.  “Autoritetet e Kosovës i kanë dhënë leje Pacollit të ulet me avionin e tij privat në Prishtinë, por Pacolli ka refuzuar, dhe ka preferuar të ulet me avionin e tij privat në Tiranë. 6. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga autoritet në Shqipëri për vetizolimin e Behgjet Pacollit. Pse mbahet e fshehtë kjo nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë? Cilat janë dokumentet që ka paraqitur Pacolli para autoriteteve të Shqipërisë?”, shprehet Boiken Abazi, kryetari i Vetevëndosjes për Shqipërinë.

Tirana zyrtare nuk ka mbajtur ndonjë qëndrim sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë që u pasuan me rrëzimin e qeverisë Kurti. Kryeministri Rama në një intervistë të dhënë më 26 mars, shmangu komentet për bashkimin e votave të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së që solli rrëzimin e Kurtit si kryeministër. “Të vjen keq që të mos kem koment fare për këto që janë luks në këto halle që kam unë. Kam halle shumë të mëdha se këto. Të vjen keq që të mos kem koment fare”, u shpreh Rama.

Skandali Behgjet Pacolli dhe qeveria e Shqipërisë(Drejtuar autoriteteve dhe mediave në Republikën e…

Publiée par Boiken Abazi sur Mercredi 29 avril 2020

----- ----