Dje si pasojë e një aksidenti në Gjermani kanë vdekur 3 anëtarë të një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajit. Në lidhje me këtë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen.
Pacolli ka thënë se ky rast është jashtëzakonisht i rëndë, dhe se kjo javë ishte e rëndë për Kosovën.
“Java që lëmë është e rëndë për Kosovën. Të moshës 12, 18 dhe 35 vjeç janë viktimat e radhës, të familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë të Ferizajit, së cilës ju shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten”, ka shkruar Pacolli në Facebook./21Media
Lajmi për tre bashkatdhetarë të tjerë të vdekur në Gjermani është jashtëzakonisht i rëndë. Java që lëmë është e rëndë…
Posted by Behgjet Pacolli on Saturday, October 17, 2020
The post Pacolli i prekur nga vdekja e 3 bashkatdhetarëve në Gjermani appeared first on RTV21.