Ballina Lajme nacionale Pacolli i kthen darkë në rezidencën e tij homologut të tij Sllovak,...

Pacolli i kthen darkë në rezidencën e tij homologut të tij Sllovak, Miroslav Lajçak

19
SHPËRNDAJE

Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak po qëndron në Kosovë.

Zëvendëskryeministri njëherësh edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës , Behgjet Pacolli ka takuar homologun e tij nga Sllovakia, Miroslav Lajçak.

Gjatë këtij takimi Pacolli dhe Lajçak kanë diskutuar për lidhjet në mes të dyja vendve.

Postimi i plotë i Pacollit:

Pas një programi shumë të zënë dhe të suksesshëm në Afrikë, u ktheva në Kosovë për të mirëpritur miqtë dhe partnerët tanë nga Republika Sllovake.

Në rezidencën time kisha nderin të pres Miroslav Lajçák, Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Kryesuesin e rradhës të OSBE-së dhe ekipin e tij.

Ne diskutuam për çështjet me rëndësi jo vetëm në lidhje me vendet tona, por të gjithë rajonin.

OSBE është një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe misioni i tyre në Kosovë gjatë dhe pas luftës ka luajtur një rol historik për Kosovën.

-----