Ballina Lajme nacionale Pacolli i bindur: Kosova nuk ka pranuar asnjë tërheqje të njohjes

Pacolli i bindur: Kosova nuk ka pranuar asnjë tërheqje të njohjes

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Behgjet Pacolli vazhdon të deklarojë se Kosova nuk ka marrë asnjë çnjohje gjatë mandatit të tij.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, ka deklaruar se ministria që ai e drejton nuk ka dështuar në sjelljen e njohjeve për Kosovën.

Ai gjithashtu ka mohuar se disa shtete, sikurse pretendon Beogradi zyrtar, të kenë tërhequr njohjet e tyre për shtetin e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dështuar, e dini mirë. Njohjet nuk janë tërhequr. Është tani e dinjitetshme që ne të kryejmë edhe një punë dhe t’i tregojmë botës se Kosova nuk është vend i krimeve, Kosova nuk ka bë krime ndaj askujt, por Kosova ka qenë viktimë e një gjenocidi të paparë”, tha ai në një konferencë për media.

---- ----
----
-----
-----