Ballina Lajme nacionale Pacolli flet për taksën në Rrugën e Kombit

Pacolli flet për taksën në Rrugën e Kombit

30
SHPËRNDAJE

Pacolli ka folur për taksën në Rrugën e Kombit.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se të gjithë ata që kanë dërguar ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri nuk kanë paguar taksë për Rrugën e Kombit.

“Nuk kanë paguar taksë ata që shkuan për të dërguar ndihma”, ka thënë Pacolli.

Tutje ai ka shtuar se vendi ynë duhet të mbushet mend nga ngjarjet që ndodhën dhe të respektohet ligji kur vjen puna tek ndërtimet.

“Le ta kuptojnë të gjithë se duhet të respektohen normat ndërtimore dhe të ndjekin ligjin. Çdo gjë fillon me respektimin e ligjit. Është koha që të mbushemi mend”.