Ballina Lajme nacionale Pacolli: Do të dorëzoj në Prokurori 10 mijë faqe material për masakrat...

Pacolli: Do të dorëzoj në Prokurori 10 mijë faqe material për masakrat serbe në Kosovë

14
SHPËRNDAJE

Behgjet Pacolli ka mbledhur fakte për masak’rat e kryetra nga frcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se rreth 10 mijë faqe material për kri’met e luftës do t’i dorëzojë tek prokurorët.

“Do të depozitoj 10 mijë faqe material për kri’met e luftës në Kosovë. Këto në ditët në vijim do t’i dorëzohen prokurorëve tanë dhe të shohin se çka mund të bëjnë. Janë dokumente që janë aty, nuk janë trajtuar asnjëherë. Diku 95% e kri’minelëve që janë përmendur në këto dokumente veprojnë dhe lëvizin lirshëm”, tha Pacolli në një konferencë për media.

Ai tha se në bashkëpunim me prokurorët kanë caktuar ditën e depozitimit të këtyre materialeve.

“Detyra historike është te dokumentojmë vr’asjet, dhunimet, dëbimet e kryera nga forcat serbe. Lufta e Kosovës kishte rezultuar me vr’asjen e shumë njerëzve, dhunimin. Këto dokumente janë përdorur nga Tribunali i Hagës dhe në disa raste jo”, ka thënë Pacolli.