Ballina Lajme nacionale Pacolli befason për largimin e Agim Bahtirit

Pacolli befason për largimin e Agim Bahtirit

43
SHPËRNDAJE

Behgjet Pacolli flet për largimin e Agim Bahtirit nga AKR-ja.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka paralajmëruar se sot do t’i bashkohet të Lëvizjes Vetëvendosje. Në anën tjetër kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në një konferencë për media u shpreh se nuk është hidhëruar me largimin e Bahtirit nga partia e tij.

“Ne nuk merremi me persona, AKR ka lind si subjekt politik, natyrisht ka marrë njerëz, janë eduku, kanë marrë forcë… kanë shku dhe AKR-ja është këtu përgjithmonë, ne jemi liberal. Nuk hidhërohemi me njerëz që vijnë e shkojnë”, ka thënë Pacolli pas nënëshkrimit të koalicionit me Nismën.

Ndryshe, Agim Bahtiri udhëheq me komunën e Mitrovicës dy mandate radhazi. Partia e tij ishte në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen

-----