Ballina Lajme nacionale Pa ndjenja në mes të rrugës, i nxehti shkakton viktimën e parë

Pa ndjenja në mes të rrugës, i nxehti shkakton viktimën e parë

13
SHPËRNDAJE

Një 77-vjeçar nga Ferma Partizani në qytetin e Kuçovës është viktima e parë e vapës së padurueshme të kësaj vere në qytetin e Kuçovës.

Kryefamiljari është gjetur pa ndjenja në rrugë, disa km larg nga banesa e tij nga kalimtarët e rastit. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit por mjekët e spitalit deklarojnë se 77-vjeçari mbërriti pa jetë në spital.

Pas ekzaminimit mjekoligjor të viktimës është deklaruar se vdekja ka ardhur për shkak të “zmadhimit të zemrës”.

Sipas mjekëve kjo diagnozë prek të sëmurët kronikë me zemër dhe vjen si rezultat i dehidratimit për shkak të mospërballimit të temperaturave të larta.

3 ditët e fundit temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë celsius, ndërkohë që në qytetin e Kuçovës termometri këto ditë ka arritur në 41 gradë celsius për shkak të puseve të naftës.

-----