

Departamenti i Shëndetit Publik në Kaliforni ka njoftuar se duhet që të gjithë të mbajnë maskë në këtë kohe pandemie koronavirus, në momentin që dilni jashtë.
Por aktorja e juaj e preferuar, Julia Roberts, është fotografuar këtë të mërkurë teksa shëtiste me qentë e saj në Malibu, dhe pa maskë.
52-vjeçarja u shfaq e veshur me një palë pantallona të gjëra, ngjyrë të errët. Me flokët e shthurur dhe me një palë syze, Julia duket shumë serioze në shëtitjen e saj.
Gjithashtu aktorja e famshme nuk ka vendosur make-up, e duket mjaft e thjeshtë.